Klinika plastike e Adolf Hitlerit ishte qendër e nazistëve, thotë pronari i vilës në Spanjë

Disa teori thonë se udhëheqësit e lartë nazistë përfshi dhe liderin Adolf Hitler, kanë inskenuar vdekjen e tyre dhe kanë bërë kirurgji plastike të ndryshimit të fytyrës, për t’u strehuar më pas në Amerikën e Jugut.

E tillë është legjenda e një vile në ishujt spanjollë Canary, ku vendasit thonë se Adolf Hitler dhe nazistë të tjerë kanë kryer aty kirurgji plastike.

Vila sekrete ‘Casa Winter’ në Fuerteventura, besohet se ka qenë gjithashtu një qendër koordinimi për nëndetëset gjermane dhe sulmet e tyre ndaj luftanijeve Aleate në oqeanin Atlantik.

Në të shihet një dhomë me pllaka të bardha që duket si një sallë operacioni, që mund të jetë përdorur për operacionet plastike, thotë rezidenti vendas Pedro Fumero.

Në dokumentarin me titull “Baza Sekrete Naziste”, ai tregon sesi të afërmit e tij kanë ndihmuar në ndërtimin e vilës bregdetare në formë kështjelle.

Fumero thotë: “Njerezit më tregonin histori për njerëz ushtarakë që vinin këtu. Nën ndërtesë ka bodrume gjigande me mure gati dy metra të trasha, ku mund të jenë strehuar nëndetëse naziste”.

Fumero thotë më tej: “Shtëpia ka një bunker, qeli burgu, tryezë autopsie dhe furra në stil krematoriumi”.

“Ndërsa muret janë aq të trashë sa që mund të durojnë çdo impakt”.

Prona misterioze është ndërtuar nga Gustav Winter, një inxhinier gjerman që u bë i pasur në ndërtimin e centraleve elektrikë në Argjentinë dhe vende të tjera.

Duke cituar histori të Luftës së Dytë Botërore, dhe konkluzione të tij, Fumero shton: “Jam i sigurtë se Gustav Winter i shërbente nëndetëseve gjermane. Përse të ndërtohet një kullë e tillë mbi një bodrum që në fakt është thjesht një bunker? Kjo shtëpi nuk është ndërtuar kurrë për të banuar”.

Vendasit nuk lejoheshin t’i afroheshin vilës pasi ishte shpallur “zonë ushtarake” sipas një marrëveshjeje të arritur mes Hitlerit dhe diktatorit spanjoll Gjeneral Franco.

Winter ka mohuar pretendimet e errëta deri në vdekjen e tij, ndërsa në një intervistë me revistën gjermane Stern në 1971 ai insistonte se ndërtimi nuk ishte përfunduar deri pas luftës.

Por të tjerë flasin për nazistë të lartë famëkeq që vinin në ishull, për të bërë kirurgji plastike pas rënies së Rajhut të tretë, para se të arratiseshin më pas në Brazil apo Argjentinë.

Ndersa historiani britanik Alex Peer tha për mediat se Winter “nuk ishte spiun por inxhinier”.

“Ky vend ka një frymë shpirtërore të vecantë. Ka një energji të çuditshme që rrethon vilën, por unë besoj se shumica e zhurmave të errëta për shtëpinë nuk janë të vërteta”, thotë ai.

Historianët thonë se Hitleri ka vrarë veten kur u rrethua nga Aleatët në bunkerin e tij në 1945.

Leave a Reply