Mesfushori Ylber Ramadani optimist për fitoren, ndërsa sulmuesi Taulant Seferi beson te grupi
Ylber Ramadani mendon vetëm për fitoren në takimin kundër Çekisë në Tiranë, të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Mesfushori i Leçes vë në dukje faktin se kundërshtarët e radhës kanë pësuar vetëm dy gola në 4 takime, 1 prej tyre kundër kuqezinjve.
27-vjeçari e konsideron domosdoshmëri rezultatin pozitiv, ndërsa nuk ka dëshirë që të bëjë llogari përpara se të përfundojnë të tria sfidat e Grupit E.
Taulant Seferi siguron se grupi është përqendruar maksimalisht për këtë përballje. Ai shtoi se konkurrenca në sulm i bën mirë skuadrës. Ramadani dhe Seferi shprehen se tifozët do t’i japin edhe më shumë forcë kuqezinjve në “Air Albania”, por ata u luten që të mos hedhin flakadanë apo sende të tjera në fushë.