Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ PS kërkon zgjatjen e afatit me 2 muaj

Ulsi Manja në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e presidentit Meta kërkoi që komisionit ti jepet më shumë kohë.

Manja tha se mbledhja e kësaj të mërkure është bërë pikërish për të kërkuar zgjatjen e mandatit të komisionit hetimor.

“Opinioni I Venecias në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta do të jepet në datët 11 dhe 12 tetor. Përsa kohe ne, kemi thënë që do të presim opioninin e Komisionit të Venecias, atëherë është e arsyeshme që të kërkojme edhe zgjatjen e mandatit për punën e këtij komisioni hetimor. Afati I ri me dy muaj shtesë do të jetë në funksion të përmbylljes së punës së komisionit.”, u shpreh mes të tjerash deputeti I PS, Ulsi Manja.

Leave a Reply