Koncerti i pianistes Manjola Trebicka

E veshur nën petkun e një titulli të madh si ai i “Kalorëses së Palmave Akademike” në Francë, Manjola Trebickën e gjejmë në Tiranë në të ftohtin e Teatrit të Operas dhe Baletit mbështjellë me një xhup. Vështirë të bësh prova në këto kushte, por një ndjesi e veçantë e sjell në këtë skenë. Do të performojë për publikun kryeqytetas 10 materiale muzikore që janë kompozuar në mesin e shekullit 19, por që janë të freskëta dhe të bukura edhe sot. Koncerti i saj pianistik do të jetë falas për publikun. Por artistja ka një merak për ata që do të vijnë të shijojnë këto tinguj romantikë. Koncerti vjen mbrëmjen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Leave a Reply