Kosova mund të zhytet në një krizë financiare për shkak të pamundësisë për të votuar buxhetin e vitit 2016, nga bojkotet e njëpasnjëshme të parlamentit. Tre liderët e partive kryesore opozitare kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë të së hënës, duke e cilësuar atë si një provokim, në kushtet kur presidentja e vendit ka nisur një tryezë dialogu. Por nga ana tjetër në faqen zyrtare të parlamentit janë zbardhur 28 pikat e rendit të ditës së të hënës, ku tema kryesore janë shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin e 2016-es dhe ligjit për menaxhimin e financave publike që certifikon dhe borxhet që Prishtina zyrtare ka marrë te FMN-ja. Në një intervistë që kreu i grupit parlamentar në PDK Adem Graboci dha të shtunën për mediat në Kosovë e përcaktoi mbajtjen e seancës si vendimtare për fatet e vendit, pasi ajo do të shmangte përshkallëzimin e krizës politike në atë financiare. Prej me shume se dy muajsh, tre partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë përdorur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke bllokuar seancat parlamentare, me argumentin se qeveria duhet të tërheqë dy marrëveshjet me Serbinë për komunat serbe dhe Malin e Zi për kufirin. Për hedhjen e gazit në kuvend janë arrestuar disa deputete, mes të cilëve dhe ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…