Kosovë, ndërkombëtaret dënojnë dhunën

Ndërkombëtaret dënojnë përdorimin e gazit lotsjellës në kuvend nga ana e opozitës dhe dhunën ne protestën jashtë ambienteve të parlamentit. 

Diplomati amerikan Greg Delawie ka thënë se mbështet plotësisht institucionet e Kosovës, ndërsa ka bërë përgjegjës deputetet opozitarë për pengimin e proceseve demokratike në vend.

Një qëndrim më diplomatik ka mbajtur përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, i cili ka ftuar përfaqësuesit opozitar për dialog.

Në qëndrimin e tij, Zbogar theksoi se është përgjegjësi e liderëve politik të nxjerrin Kosovën nga kjo situatë.

Leave a Reply