Opozita ne Kosove po përgatitet per protestën e radhës, te paralajmëruar per 17 shkurt, ditën e pavarësisë. Per kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, rruga e vetme për daljen nga kriza politike është largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Dhe per te arritur ketë, rruga e vetme mbeten protestat. Por partitë opozitare po përballen me presionin e ndërkombëtareve, qe përsërisin rëndësinë e dialogut për zgjidhjen e ngërçit. Ambasada Amerikane ne Prishtine e ka bere te qarte se bisedimet mes liderëve politike jane rruga e vetme qe Kosova te ece përpara dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të ishin të mira për vendin. Zedhenesi i ambasadorit Delawie tha se ne ketë rast do të shpenzohej kohë dhe energji, që mund te përdoreshin per prioritete, si lufta kundër korrupsionit. Presidentja e Kosovës Jahjaga, dështoi ne tryezën e se hënës, ku përveç përfaqësuesve nga qeveria, nga opozita mori pjese vetëm kryetari i AAK, Haradinaj, por ajo do te përpiqet serish t’i ule palët ne bisedime.
Studentët paralajmërojnë demonstratë masive, pushteti serb organizon kundërmiting
Në kryeqytetin serb po shtohen tensionet në prag të protestës studentore të 15 marsit. Ndërsa mijëra studentë pritet të dalin…