Objektivi i Shtetit Islamik për 2016-n: SHBA-të

Zyrtarët më të lartë të inteligjencës amerikane thanë se Shteti Islamik do të tentojë të kryejë sulme në SHBA gjatë këtij viti dhe se ky grup terrorist po inflirton njerëzit e tij mes refugjatëve që largohen nga Siria dhe Iraku.

Lejtnant Gjeneral Vincent Stewart, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha se Shteti Islamik do të tentojë bëjë sulme në Europë, ku gjeografikisht e ka më të lehtë të mbërrijë., por gjithashtu edhe në SHBA gjatë 2016-s.

Në të njëjtin kuadër, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper tha se ekstremistët e dhunshëm janë aktivë në 40 vende dhe aktualisht ka më shumë territore të sigurta për ta se kurrë më parë në histori. Clapper paralajmëroi se Shteti Islamik dhe 8 degët e tij janë kërcënimi kryesor terrorist dhe ata po përdorin eksodin e refugjatëve që të fshehin njerëzit e tyre mes turmave për të mbërritur në vende të tjera. Agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se Shteti Islamik ka marrë kontrollin e zyrave shtetërore në Siri ku prodhohen pasaporta dhe kanë në duar teknologjinë e nevojshme për t’i printuar ato për njerëzit e tij.

Zyrtarë amerikanë thanë se thuajse 60 persona që kishin lidhje me Shtetin Islamik u arrestuan në SHBA gjatë 2015-s, diçka që nënvizon qartësisht kërcënimin që përbën ky grup terrorist.

Ndërsa, Shteti Islamik cilësohet si kërcënimi kryesor, James Clapper tha se gjatë vitit 2016 pritet që edhe Al-Qaeda të fitojë terren. Sipas tij, Al-Qaeda me bazë në Jemen dhe fronti Al-Nusra në Siri janë degët më të afta të organizatës terroriste Al-Qaeda./ Top Channel

Leave a Reply