Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vendos të mos e mbajë më seancën plenare, pas bllokimit të radhës nga opozita. Ai bëri thirrje për dialog politik për të zhbllokuar situatën.
Ndërkohë, jashtë Selisë së Kuvendit janë mbledhur aktivistë të forcave opozitare, të thirrur në mbrojtje të deputetëve. Thirrja ishte bërë me arsyetimin, se kishin informacione që policia do të ndërhynte për të larguar deputetët.
Jashtë në shesh, zëvendëskryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi deklaroi se, paralajmërimi i Veselit për nxjerrjen e deputetëve ka bërë që të protestohet dhe se do të kundërshtohet me të gjitha forcat një gjë e tillë.
Ahmet Isufi, nga AAK-ja, tha se nuk do të ndalen, deri sa të tërhiqen marrëveshjet, ose deri në rrëzimin e qeverisë.