KQZ njofton Presidentin për rezultatet e certifikuara dhe deputetët e rinj të Kuvendit

KQZ-ja e ka njoftuar Presidentin Hashim Thaçi se ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Po ashtu, KQZ-ja një kopje të rezultateve e ka dërguar edhe në Kuvend, ka njoftuar zëdhënësi Valmir Elezi.

Më këtë rast, Presidentit i është hapur rrugë që të thërrasë mbledhjen e konstituimit të Parlamentit të ri të Kosovës, brenda një muaji nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.

“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për vendimin lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Së bashku me shkresën njoftuese, ne i kemi bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Po ashtu, një kopje të rezultateve e kemi dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës”, ka njoftuar për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Leave a Reply