Kremlini premton hakmarrje ndaj SHBA dhe BE

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione ndaj Rusisë dhe kërkuan lirimin e Alexei Navalny

Kremlini ka minimizuar ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndaj politikanit të opozitës Alexei Navalny, por ka bërë të ditur se do të hakmerret duke vendosur masa reciproke.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe BE vendosën sanksione për të ndëshkuar Rusinë për atë që e përshkroi si përpjekjen e Moskës për të helmuar Navalny me një agjent nervor vitin e kaluar.

Navalny u shtrua në spital në muajin Gusht të vitit të kaluar dhe arriti në Gjermani në 17 Janar, ku mjekët arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me një agjent nervor. Kremlini ka mohuar çdo rol në helmimin e tij dhe ka deklaruar se nuk ka parë asnjë provë që ai ishte helmuar.

Uashingtoni vendosi sanksione kundër shtatë zyrtarëve të lartë rusë dhe ndaj 14 njësive. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska do të reagonte në një mënyrë që i shërbente më së miri interesave të saj. Peskov u shpreh se vendime të tilla janë absurde, të pajustifikuara dhe më e rëndësishmja, ato nuk kanë asnjë efekt ose kuptim.

Sanksionet e SHBA-së nuk do të kishin asnjë efekt mbi zyrtarët e lartë sepse ata nuk lejohen të udhëtojnë jashtë Rusisë, të zotërojnë prona jashtë vendit ose të mbajnë llogari bankare të huaja. Pavarësisht nga ndikimi i tyre, Peskov paralajmëroi se sanksionet do të kishin një efekt shkatërrues në marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë deklaroi se  sanksionet arritën të ndërhynin në punët e brendshme të Rusisë. Navalny u arrestua në një aeroport të Moskës në Janar kur u kthye nga Gjermania pas trajtimit për helmim. Ai u burgos muajin e kaluar për shkelje të lirimit me kusht për ato që ai tha se ishin akuza të shpikura.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar të rastit Navalny, duke thënë se provat tregojnë për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të qeverisë ruse.

Leave a Reply