Zarf me dy plumba/ Kërcënohet ish-kryeministri italian, Matteo Renzi

Kërcënohet ish-kryeministri italian, Matteo Renzi. Ai mori një zarf, brenda të cilës ndodheshin dy plumba.

Ky mesazh kërcënues u dënua nga të gjitha anët e spektrit politik. Teresa Bellanova, një ministre nga partia e tij Italia Viva tha: “Shpresoj se do të dënohet vendosmërisht nga të gjithë. Është koha t’i thuhet mjaft kësaj politike të zhytur në dhunë dhe urrejtje me forcë dhe krenari. Ne nuk do të trembemi “.

Renzi mori mjfat kritika për vendimin e tij për të lënë koalicionin e ish-kryeministrit Giuseppe Conte në janar.

Italia Viva është tani pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Leave a Reply