“Duket qartë se është një situatë e zhvilluar me shpejtësi. Ky ishte veprim i njëanshëm i Izraelit”, tha Rutte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se sulmet ndaj Iranit janë “veprim i njëanshëm” i Izraelit dhe u bëri thirrje aleatëve, përfshirë SHBA-në, të ulin tensionet.
Rutte në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, komentoi sulmin e Izraelit ndaj Iranit.
“Duket qartë se është një situatë e zhvilluar me shpejtësi. Ky ishte veprim i njëanshëm i Izraelit”, tha Rutte.
“Mendoj se është jetike që shumë aleatë, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të ulur tensionet. E di që po e bëjnë këtë”, tha Rutte.