I ndërkryeri, ky farë instalacioni i huaj në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, paska nënvizuar se BFI-ja qenka kujdesur që “të formojë një ambijent” shumë të mirë për një agjërim sa më të lehtë dhe për shumë aktivitete përgjatë Muajit të Ramazanit meritat qenkan të tij dhe të BFI-se së tij! Ky mendon se edhe agjërimi është iniciativë e tij. Është më se i bindur se edhe namazi, edhe teravitë, edhe lutjet në Itiqaf, gjatë Natës së Kadrit, kanë filluar që kur doli ky farë “tumoroidi” në skenën fetare. Sa i mjerë
Shkruan Mahi Rexhepi
I vetmi aktivitet konkret dhe personal i Shaqir Fetait gjatë Muajit të Ramazanit ka qenë shtrimi i iftarit gllamuroz, për 500 veta, prej të cilëve 90 për qind që nuk agjërojnë, që nuk kanë pikë kontakti me islamin, që nuk e duan islamin, që e urrejnë mysimanin dhe që kanë pasuri edhe derrat me i ushqy. Këta i ka qerasur Shaqir Fetai, edhe atë me paratë e fitrit dhe të zekatit, ndërsa nuk e shtroi qoftë vetëm një iftar, me një supë të ngrohtë e me një sallatë të lehtë për një fukara, për një jetim, për një të ngratë!
Islami në RMV fillon me instalimin e Shaqir Fetait (kështu mendon ky!)
Myslimanët e vendit e kanë traditë jetën fetare pas iftarit, përplot me ibadete e lutje të shtuara, në krahasim me muajt e tjerë të vitit. Devotshmëria e këtyre myslimanëve është, pa dyshim, më e sinqertë në Ballkan dhe më gjërë! Dhe, përfshirja e Shaqir Fetait në këto lutje është akt i mëkatshëm, është pajtim vullnetar për ta njollosur besimin, ndërgjegjen dhe sinqeritetin e shtuar para Zotit të Madherishëm! Shaqir Fetai, ky farë ciniku dhe i tredhuri në tru, mendon se islami në këtë nënqiell ia ka dalur të vie në shprehje me instalimin e tij në krye të BFI-së. Më herët, sipas bindjes së fuqishme të Shaqir Fetait, sidomos në kohën e H. Sulejman ef. Rexhepit, myslimanët e vendit kanë qenë “pa din e pa iman”!E dini pse mendon kështu Shaqir Fetai? Sepse, nuk ka qenie të gjallë më të prishtë se ai. Ku mund të jetë shpirtmirë njeriu që e ha vakëfin, që e shkatërron një jetë të tërë islame, që vjedh, që rrenë, që e blenë postin e vet herë me politikë e herë me fitër e zeqat, që i korrupton bashkëpunëtorët e vet për të siguruar një rehati të brishtë në kolltukun e uzurpuar, që tradhëton e që spiunon, që keqpërdorë pozita e detyra, “miq e shokë”, vetëm e vetëm që të shtojë pasuri personale. A ia keni parë barkun që i ka marrur formë nga gusha e deri në gjunjë?!
Nga obligimet që duhet t’i kryejë myslimani duhet të përfitojë Shaqir Fetai
Cila bashkësi fetare në rajon dhe më gjërë e ka çmimin më të lartë të Haxhit të sivjemë se sa BFI-ja e Shaqir Fetait! Në fakt, të gjithë e kanë bërë transparent çmimin, me përjashtim të Shaqir Fetait. Hala, asnjë mysliman i vendit dhe më gjërë zyrtarisht nuk e di se cili është çmimi i haxhit të sivjemë që e ka caktuar “BFI-ja”! Në fakt, ky çmim do të jetë ashtu siç do t’i levërdisë Shaqir Fetait, nuk është çmim që diktohet nga politikat shtetërore e fiskale të Shtetit të Arabisë Saudite, por, thjesht, është një çmim që caktohet varësisht sa do të fitojë Shaqir Fetai për kokë të haxhiut! Pra, BFI-ja dhe Shaqir Fetai organizojnë haxh, jo për t’i ndihmuar myslimanët e vendit për ta kryer një obligim fetar një farz, siç organizohet namazi kolektiv, siç organziohet dhënia e fitrit, zeqatit, anëtarësisë, por, thjesht, organizohet me çmimin aq sa i do b… Shaqir Fetait! Ky farë biçim myslimani shumë shpejtë do të nisë të kërkojë edhe tatim për deklarimin e shehadetit!
Regjistrohuni e mos pyetni për çmim, regjistrohuni se u mbush numri! Asnjë i regjistruar nuk e di se cili është me radhë në atë listë! Po flitet se kjo është një strategji e hajnave! Numri prej 2000 haxhilerëve, aq sa është kuota, do të mbushet shumë shpejt, bashkë me mërgimtarët që kanë shtetësi dhe pasaportë të Maqedonisë së Veriut, kurse, shumë kandidatëve të pasur dhe me ekonomi familjare stabile, (i njohin hajnat e BFI-së, shumë mirë), do t’ju thonë se janë të rrezikuar që të shkojnë në haxh, sepse numri është mbushur para se ata të regjistrohen. Mjafton kjo fjali që “të pasurit” të shtojnë inat dhe të ofrojnë shuma të majme vetëm e vetëm që të spostohen nga radha “më të varfërit”! Këtë lojë po përgatit Shaqir Fetai përmes Irsal Jakupit dhe hajnave të tjerë, të cilët as nuk e tregojnë cili është çmimi dhe as që e bëjnë transparente listën e haxhilerëve të paraqitur e të regjistruar sipas radhës!
Nuk ka asnjë dyshim – Shaqir Fetai haxhin e përdor për përfitme të majme. Shet viza, i kushtëzon të pasurit me pagesa të majme për të zënë radhët e kandidatit të mundshëm për haxh, i mban nën ethe të devotshmit që mezi ia kanë dalur të bëjnë një grusht parashë për ta kryer Haxhin dhe për t’i vizituar viset e shenjta!
Sa fiton Shaqir Fetai për kokë të haxhiut
Opozita tashmë e ka bërë me dije se cili është çmimi që Shaqir Fetai ua ka sugjerur myftinjëve të vetë në një takim formal! Dhe, askush nuk e ka të qartë dhe nuk di se si Shaqir Fetai ka ardhur deri te ai çmim! Pa dyshim, haxhi është i kushtueshëm, ka shpenzime e veta, por, a janë këto shpenzime aq sa ka caktuar Shaqir Fetai! Asnjë mysliman i vendit (përveç drejtusve të opozitës) nuk di se sa janë biletat e fluturimit, sa janë hotelet në Meke e sa në Medinë, sa kushton transporti i brendshëm, sa kushton ushqimi, sa kushtojnë taksat dhe shpenzimet e tjera të rastësishme! Nëse do të tregoheshin, sakaq myslimanët e vendit do të mësonin se Shaqir Fetai ka vendosur që për kokë të haxhive të fitojë nga 1500-2000 euro! Pra, taksa e Shaqir Fetait: 1500-2000 euro të paguajnë të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë në haxh me paratë e tyre! Ky është “fitimi legal” ndërsa fitimi ilegal është edhe më i madh (shitja e vizave, blerja e vendit në listë, mostherrja e kurbanëve të cilët haxhinjëve u merren lekët në kuadër të çmimit total etj.)! A nuk është ky krimializim i Haxhit që po e bën Shaqir Fetai me honxho-bonxhot e vet!
Veç kësaj, Shaqir Fetai ka venosur që haxhilerët tanë t’i masin kapuçët me haxhilerët e vendeve të pasura! Cakton hotele e kushte ideale të cilat janë të papërballueshme për standardin e haxhilerëve tanë. Me këtë lojë të pistë, në fakt, Shaqir Fetai ua bën me dije të gjithë nijetlinjëve që, nëse dëshirojnë të shkojnë në haxh, duhet të nisen sipas kushteve të Shaqir Fetait, ndryshe, ngelin në shtëpi! Kurrë nuk i ka vizituar xhematet tona dhe asnjëherë nuk ka biseduar me ata, nëse janë të mendimit të kenë një haxh solid, apo të shtrenjtë, të jenë dy hapa larg Xhamisë së Pejgamberit apo Qabes e të paguajnë sa paguan “amerikani” apo të jenë një kilometër më larg e të paguajnë sa mund ta mbajë standardi dhe buxheti yn familjar! Shaqir Fetai nuk e ka qëllim lehtësimin e kryerjes së obligimeve fetare, porse, e ka synim vështirësimin sa më të madh të tyre me qëllim që, mundësisht, të heqin dorë edhe prej fesë për shkak të tatimeve të larta! Shaqir Fetait i intereson që çmimet të jenë sa më të larta, sepse mundësitë për vjedhje do të jenë më ideale. Ky është synimi i këtij shpirtziu!