Kriza e refugjateve, Maqedonia seleksionon refugjatët

Rreth 3 mijë emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi, Alergjia dhe Irani, kanë mbetur të bllokuar në zonën kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Për të tretën ditë me radhë autoritetet maqedonase kanë mbyllur kufirin për të ashtuquajturit emigrantët ekonomikë, të cilët për shkak të kushteve ekonomike në vendet e tyre ia kanë mësyrë Europës për një jetë më të mirë.

Në territorin e Maqedonisë mund të hyjnë vetëm refugjatët që vijnë nga vendet e përfshira në luftë, si Iraku, Siria apo Afganistani. Ky vendim filloi të zbatohet nga Shkupi, pasi paraprakisht ishte aplikuar nga autoritetet kufitare në Serbi.

Seleksionimi i emigrantëve dhe mbyllja e kufirit për një pjesë të tyre nuk është veprim human dhe zgjidhje për krizën, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“Vlerësojmë se vendi duhet të përgatitet për kushtet e dimrit, por edhe për pranimin e më tepër refugjatëve, sepse shohim se në veri dalëngadalë po mbyllen kufijtë dhe po pengohet lëvizja, sidomos për ata persona që nuk vijnë nga Siria apo vende të tjera të përfshira nga konflikti. Mbyllja e kufirit nuk është zgjidhje”, u shpreh Aleksandar Kërzallovski, drejtues i MCIC.

Për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit aktivistët e Kryqit të Kuq, kanë shtuar aktivitetet e tyre për të ndihmuar refugjatët.

“Ne i përshtatemi kërkesave që vijnë nga terreni. Kështu, po veprojmë prej dy ditësh prej kur u regjistruan pritje të gjata në kufi. Pra, jemi të gatshëm t’u dalin në ndihmë refugjatëve dhe t’ua plotësojmë nevojat elementare”, tha Suzana Paunovska, Kryqi i Kuq në Maqedoni.

Përfaqësuesit e UNHCR-së, kanë nga Maqedonia që t’i trajtojë si duhet emigrantët. Ata, premtojnë ndihmë të vazhdueshme për autoritetet e Shkupit, megjithatë thonë se menaxhimi i krizës me emigrantët është përgjegjësi e qeverisë së vendit.

Leave a Reply