Kriza, Nishani: Palët të ulen në tryezën e bisedimeve

Kur kriza politike në vend po kalon çdo parashikim dhe zgjidhja duket shumë larg, Presidenti Bujar Nishani edhe një herë ka bërë thirrje për gjetjen e zgjidhjes, duke ofruar dhe gatishmërinë e institucionit të tij.

Në deklaratën e Presidencës thuhet se: “Presidenti i Republikës,Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”.

Leave a Reply