Koreja e Veriut: Testi i gjashtë bërthamor i mundshëm në çdo moment

Koreja e Veriut paralajmëroi sot se ishte e gatshme për të ndërmarrë në çdo kohë testin e gjashtë bërthamor, një deklaratë që vjen ndërsa tensioni është në nivelin më të lartë në gadishull.

Klima është përkeqësuar ndjeshëm në Kore muajt e fundit nisur nga fakti i vijimit nga ana e Phenianit të programave të ndaluara balistike dhe bërthamore, dhe deklaratave të presidentit amerikan i cili është shprehur i gatshëm për të zgjedhur krejt i vetëm dhe me anë të përdorimit të forcës problemin koreano-verior.

Shumë ekspertë besojnë prej disa javësh, duke u mbështetur në analizimin e pamjeve satelitore se Pheniani është efektivisht i gatshëm për kryerjen e testit të gjashtë bërthamor.

Sot, një zëdhënës i Ministrisë koreano-veriore të Mbrojtjes pohoi se Pheniani është plotësisht i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo opsioni të marrë nga SHBA.

Leave a Reply