Katër vende Ballkanike kanë shpallur kufizime në numrin e emigrantëve që mund të hyjnë në territorin e tyre, në një zhvillim që ka shkaktuar kritika nga zyrtarët e lartë të BE-së por edhe Kombeve të Bashkuara.Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia, thanë se secili vend do ta kufizoj numrin e emigrantëve duke vendosur një kuotë ditore 580 klandestinë.
Sllovenia tha se kufizimi i ri ditor i numrit të emigrantëve është në harmoni me marrëveshjen e arritur më 18 shkurt ndërmjet shefave të policive të Austrisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë.
Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka shprehur shqetësim për valën e kufizimeve kufitare në Ballkan, dhe tha se ato janë në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për refugjatët./Oranews.tv/