Pas videos anti myslimane që presidenti trump postoi në Twitter, ka reaguar kryebashkiaku i Londrës. Mediat britanike shkruajnë se Sadiq Khan ka telefonuar me urgjence kryeministren Theresa May dhe i ka kërkuar të mos e lejojë që Trump, të vijë në vizitën që ishte planifikuar.
Khan i është bashkuar një numri të politikanëve të tjerë britanikë, të cilët po bëjnë thirrje që Trump të anulojë vizitën në Britani.
Lideri i partisë Liberale-Demokrate, që është në opozitë, Vice Cable ka thënë se partia e tij mbështet një peticion, të publikuar online, përmes së cilit i kërkohet kryeministres Theresa May të anulojë ftesën që Trump të vizitojë Britaninë.
Ndërkohë, zëdhënësi i kryeministres May ka thënë se presidenti amerikan kishte bërë “gabim”. Por e flaktë ishte përgjigjja e Trum.
“Theresa, mos u përqendro te mua, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar në Twitter./Dritare.net