Kryemadhi dhe Vasili në selinë e Partisë Demokratike

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ishin mbrëmjen e së martës në selinë e Partisë Demokratike për një takim me Lulzim Bashën dhe Edmond Spahon.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.

Ky takim vjen pas njoftimit të Lulzim Bashës se ditën e nesërme do të ketë një tryezë të PD-së me aleatët e saj dhe deklaratës së Kryemadhit se në këtë tryezë do të marrë pjesë edhe LSI-ja.

Leave a Reply