Kryeministri i Spanjës nuk jep dorëheqjen

“Akuzat ndaj bashkëshortes janë shpifje”

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez nuk do të japë dorëheqjen. Në një konferencë për shtyp, shefi i qeverisë spanjolle tha se akuzat ndaj bashkëshortes së tij janë shpifje të orkestruara nga mediat e së djathtës.

Javën e kaluar, ai pezulloi për 5 ditë funksionet publike, ndërsa u hodhën dyshime se ai po përgatitej për dorëheqje. Prokuroria spanjolle ka nisur hetimet për bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se ka shfrytëzuar pozitat e bashkëshortit, për përfitime të jashtëligjshme.

Leave a Reply