Urdhërarrest nga Haga për Netanjahut?

Ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mund të lëshohet një urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Mediat izraelite bëjnë të ditur se qeveria vendase ka informacione se gjykatësit që merren me padinë e ngritur dhjetorin e kaluar nga Afrika e Jugut, ndaj Izraelit për genocid në Gaza, po përgatisin urdhër arreste për disa zyrtarë izraelitë ndër të cilët edhe kryeministrin.

Aktualisht kjo gjykatë është duhet hetuar nëse ushtria izraelite ka kryer krime lufte në Rripin e Gazës, në sulmin e nisur më 7 Tetor kundër Hamasit. Netanjahu po përballet edhe me protesta ku kërkohet dorëheqja e tij dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja. Protestuesit thonë se qeveria e tij ka dështuar me lirimin e rreth 130 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Mes tyre ka edhe zëra që kërkojnë fundin e luftës në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, Egjipti dhe Katari po bëjnë përpjekje të reja për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës. Hamasit dhe Izraelit i është dërguar një propozim i ri që aktualisht po shqyrtohet nga palët, ndërsa u janë dërguar edhe ftesa për një takim në Kajro. E teksa ushtria izraelite po bëhet gati për sulmin përfundimtar tokësor në Rafah, kreu i autoritetit palestinez Mahmud Abas i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Uashingtonit, të mos e lejojë.

Leave a Reply