Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Kopenhagen, ku Kombëtarja jonë e futbollit arriti të merrte një pikë me mjaft vlera, ka reaguar në “Facebook” Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ishte një ndeshje super për kuqezinjtë, ndërsa vë në dukje se tashmë Shqipëria e kë të siguruar fazën e “Play off”-it.
“Suuuuuuupeeeer! Shpirti i sakrificës kuqezi bëri histori. Jemi në “play off” me siguri po, ëndrra vazhdon”, shkroi Kryeministri menjëherë pas ndeshjes.
Kryeministri e shoqëroi postimin e tij me një foto nga Kryeministria, ku ai së bashku më shumë qytetarë ndoqën ndeshjen ndaj Danimarkës.