A ka Shaqir Fetai në “stafin” e vet gazetarë, redaktorë, a ka njohës të gjuhës shqipe. Po vetë ai, pse shtiret se e njeh zejen e shkrimit, pse shtiret se e njeh gjuhën shqipe, pse shtiret se është “redaksi” më vete, ndërkohë që “diciturat” e tij, “informacionet” në FB-un e tij janë dëshmi e një diletantizmi dhe të një analfabetizmi funksional të paparë në asnjë organizatë apo institucion tjetër. Medet, në çfarë niveli ka degraduar BFI-ja e kapur nga segmentet sharlatane
Nga Semiha Shaqiri
Nëse në FB-un personal publikohet një link ku është i botuar ndonjë informacion që flet për kryetarin e shtetit, kryeministrin, dejtorin, liderin, kjo do të ishte e kuptueshme dhe do të trajtohej si përkujdesje e personit zyrtar për t’i grumbulluar shkrimet e ndryshme që shkruhen për të, por, kur vetë zyrtari publikon informacion të shkruar prej tij ndërsa vetes i drejtohet me titullin që e ushtron, kjo flet për narcisoizëm, flet për shqetësimin e vetë “funksionarit” të cilin nuk e pranon askush për të tillë! Për shembull, nëse futeni në FB-un personal të Shaqir Fetait, do të vëreni shkrime të shkruara prej tij e për vetëveten ku vetes i drejtohet me “reisul ulema”! Nuk thotë, për shembull, “sot isha”, apo, “sot pranova”, apo, “sot u takova” etj. por, gjithkund do të hasni në fjali idiotike të tipit “sot reisul ulema ishte”, apo” sot reisul ulema u takua” etj. etj.! Në facebook-un personal vetes i drejtohet me titull! Këtë e bën vetëm narcisi, Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai duhet të ndëshkoht për bastardimin e sintaksës së gjuhës shqipe
Duke qenë i bindur Shaqir Fetai se e njeh mirë zejen e shkrimit, apo se është intelektual dhe autor i “plotë” librave (që të gjitha të paredaktuara, ose me redakturë nga bilmezët anonimë), duke qenë se thellësisht e ndjenë bojkotin e “profesionistëve” që i ka të angazhuar në “stafin” e vet, apo edhe duke dyshuar në aftësitë e tyre profesionale, i rreket shkrimit të “lajmeve” dhe publikimit të tyre në fb -un e vet, ndonëse tërësisht janë jashtë standardit të shkrimit të gatshëm për publikim.
Le t’ia analizojmë lajmin e fundit të tij me titull “REISUL ULEMA PËRSHËNDET UDHËTIMIN DHE ARRITJEN E REHATSHME TË HAXHILERËVE NË MEKË.” Pra, titull me shenjë pikësimi në fund! Nuk ka njeri normal në botë që do të përshëndeste udhëtimin dhe mbërritjen e rehatshme. Ka njerëz që e lusin Zotin për udhëtim të mbarë, për arritje të rehatshme por ama, që të përshëndesë udhëtimin, kjo i ndodhë vetëm avdallit, Shaqir Fetai! Tutje, në ionformacionin e vet me plotë “mëlmesa” idiotike, Shaqir Fetai thotë: “Ishte një organizim i nivelit të lartë…”, “akomodimi i shpejtë në hotelin e Mekkes…”, “Reisul Ulema shprehi kënaqësinë e tij për udhetim të rehatshëm dhe preciz…” dhe debilizma të ngjashme! Udhëtim i rehatshëm dhe precizi!!! Flet avdalli për teknikalitete, ndërsa nuk është në gjendje të thotë një fjalë se sa haxhilerët iu qasën këtij kushti në përputhje me normat islame të haxhit! Nëse i hy kësaj teme, do të dalë pastaj tërësisht në fushë të Allahut ku do të shihen të gjitha të metat që mund t’i ndodhin vetëm atij që nuk ka lidhje me parimet islame! A mund të jetë informacion “kryesia qendrore u takua në Mekke”, “Apo kryesia qendrore realizoi takim me stafin mjekësor të haxhilerëve tanë”. Apo, “kryesia qendrore takoi haxhilerët e Tetovës, apo të Shkupit, apo të Kumanovës”, në prag të Arafatit” etj. Qenka mbledhur kryesia për të raportuar se “të gjithë haxhilerët u akomoduan në hotel”! Qenkan tubuar për nevojën e kohëzgjatjes së ushqimit në hotel (apo në restorant), gjë që mund të realizohet me një urdhër apo kërkesë zyrtare! Qenkan prezantuar edhe programet fetare që do të zhvillohen në mesxhidin e hotelit! A nuk flet kjo për një angazhim spontan, pa kurrfarë planifikimi paraprak dhe pa kurrfarë vizioni paraprak mbi atë se si do të kryhet haxhi i sivjemë! Tani, na ka ngelur vetëm edhe informacioni se “me kërkesë të kryetarit të haxhit, mjeku ia mati temperaturën filan haxhi babës”! Secili mjek e di detyrën e vet, e di ilaçin, e di mjekimin, çka ka nevojë që t’i mbedhë kryetari i haxhit, vetëm sa për të bërë “lajm” ë?! Po kjo kryesi, këta hoxhallarë, ky farë “reisi” i hamamit, a u ka folur haxhilerëve se çka do të thotë veshja që në nisje e ihramit dhe çka do të thotë pastaj, me të vendosur në hotel, zhveshja e ihamit, bërja e dushit si dhe veshja dhe qëndrimi në rrobe të përditshme! Haxhilerët duhet të jenë nën këshilla të vazhdueshme se si ta plotësojnë haxhin në përputhje të plotë me normat e haxhit, sepse ky ibadet nuk kryhet përditë, për dikë mund të jetë hera e parë dhe e fundit në jetën e vet. Ka paguar aq shumë sa i ka therur shpirti ndërsa nuk janë nën përkujdesin e “stafit profesional” të Shaqir Fetait, të cilit, më shumë se çdo gjë tjetër i interesojnë teknikalitetet, paratë e fituara nga haxhi dhe të arrijnë në mënyrë precize në Meke, sepse, ruana Zot, dyshimet e tij janë që mund të përfundojnë disa kilometra tutje, diku kah Jerusalemi, apo Jemeni! I ka këto dyshime i mjeri, i ka, sepse, siç e ka këtu të fraksionuar situatën, ashtu të fraksionuar i ka edhe anëtarët e “stafit të haxhit” të sivjemë! Detyrat, obligimet, rolet, angazhimet, përcaktohen para nisjes, e jo pasi të arrihet në vendin e caktuar, sepse kjo pastaj flet për dilema, për dyshime, për frikëra nga sabotazhi, nga shantazhi, nga rrebelimi! Shaqir Fetait nuk i intereson se a do të kryejnë haxhin në përputhje me normat e haxhit, e as a do të humbë ndonjë haxhi si pasojë e sabotimeve të ekipit të tij, dhe as nëse e njeh kryetari i haxhit arabishten si dhe të tjerët, apo jo. Me rëndësi të arrihet fondi ku do të mund të vjedhin të gjithë organizatorët e haxhit. Apo, hajde të mos themi të vjedhin por, me çmimin e lartë të haxhit të krijojnë fond për t’i dërguar në haxh lajkatarë e servilë (madje me gratë e tyre), të atillët që deri para nisjes në haxh janë larë në raki! Shaqir Fetait i intereson fondi i zi përmes të cilit do ta sigurojë rehatinë precize në kolltukun e fituar me haram!
Shaqir Fetai e pret dhe e dekoron ish-kordinatorin e Velesit
Avnia Dervishovski dikur ishte koordinatorë i Velesit, atëherë kur në skenë vepronte edhe rahmetliu Jakup Selimovski! Shsqir Fetai atëherë ishte në kabinetin e Sulejman ef. Rexhepit, i cili po zhvillonte një luftë të ashpër me disa institucione shtetërore që ia kishin mundësuar Selimovskit regjistrimin e Bashkësisë Islame Ballkanike. Shaqir Fetai ishte një ndër “mentorët” e efendi Rexhepit, i cili, jo se kishte besim të madh tek të gjithë ata që i përkisnin komunitetit torbesh! Të gjithë i trajtonte me dyshime të theksuara si bashkëpunëtorë të Selimovskit. Shaqir Fetai kishte detyrë për ta përcjellë aktivitetin “kolaboracionist” të Avnia Defvishovskit, i cili, jo njëherë ka qarë si fëmijë nga presionet që ia bënin e që i vinin pikërisht nga Shaqir Fetai! Këtë pisllëk më së miri e shpjegon Sulejman ef. Rexhepi! Kurse, Shaqir Fetai, i ndjerë deri në vdekje në faj, e pranon këto ditë në zyre Avni Dervishovsin dhe, pa i kërkuar me asnjë fjalë falje, e dekoron me mirënjohje për kontributin që ka dhënë në BFI! Ky gjest mund të jetë vetëm i hipokritit jo analfabet, por, i hipokritit të djallëzuar!
Lajkat foshnjërake të Shaqir Fetait
Shaqir Fetai për momentin është në atë situatë siç është edhe bebja e uritur që i bën mijëra lajka mamit të vet vetëm për pak tamël gjiu! Paska pritur një imam turk i cili paska shërbyer diku në katundet e Shtipit dhe që tani, pas pesë viteve paska vendosur që të kthehet në Turqi. Dhe Shaqir Fetai për kontributin e tij i ndanë mrënjohje imamit turk. Po pse a nuk ka imamë në Myftininë e Shtipit që iu desht Shaqir Fetait të huazojë nga Turqia?! Po cili paska qenë ai kontribut i imamit turk që dallon nga kontributet e imamëve të tjerë që u shërbejnë xhematlinjëve të Myftinisë së Shtipit! Kush i raportoi Shaqir Fetait për kontributin e këtij imami kur e vërteta është se Shaqir Fetai kurrë nuk ka qenë në terriorin e kësaj Myftinie, madje as që ka ditur gjë për angazhimet fetare të këtj imami turk, kurrë nuk e ka takuar imamin dhe as xhematin e këtij imami dhe, për më tepër, prezent nuk e pati as Myftiun e Shtipit i cili do të duhej të raportonte mbi aktivitetin islam të imamit në fjalë! Mysafiri duhet të nderohet dhe të respektohet, pa dyshim. Por ama, jo me kaq servilizëm, sepse na paske qenë mik i mikut të kushëririt të djalit të tezës së dajës pi kah halla e babës së atasheut për çështje fetare në ambasadën turke!
Misioni i suksesshëm i katër medresantëve protestues
Ditë më parë, në protesta dolën hiç më shumë se katër medresantë të cilët shprehën angazhimin e tyre për ruajtjen e vlerave të familjes sipas parimeve islame por edhe sipas parimeve të feve të tjera qiellore. Një kundërvënie publike kërkesave gjithnjë e më absurde të komunitetit të LGBT-së. Këta katër të rinjë u tallën, u përçmuan, u ofenduan, duke u akuzuar si naivë, që kanë organizuar diçka madhore vetëm në mes vete! Në fakt, këta heronjë të ditës së sotme na e dëshmuan vetëm një të vërtetë, na dëshmuan se në angazhimin e tyre për një familje dhe shoqëri të shëndoshë janë vetë, se pas tyre nuk qëndron as Medreseja, as Fakulteti, as stafi i tyre, as BFI-ja, as hoxhallarët dhe as kërkush! Mesazhi nga kjo protestë e sinqertë ishte se, LGBT-ja përkrahës më të mëdhenjë mund të gjejë në mesin e “nëpunësve” dhe “institucioneve” të Shaqir Fetait. Ligjertata eventuale si dhe “komunikatat” shterrpe nuk e kanë peshën e protestës fizike!
Shaqir Fetai si “dekor”, si shishe e zbrazët coca-cole në vitrinë
Në kohën e “xhaxhit”, shishet e zbrazëta, që kishin formë intersante, ruheshin, me to dekoroheshin vitrinat e dhomave të ndejës! Po këtë pamje ta jep edhe prezenca e Shaqir Fetait nëpër përcjellje të të diplomuarve nëpër universitete shtetërore që nuk i pranojnë medresantët tanë! Shaqir Fetai në rolin e “dekorracionit”! Shaqir Fetai nuk është në gjendje, madje dhe nuk guxon që si “lider shpirtëror” të ketë të drejtën t’u drejtohet të rinjëve me ndonjë porosi, sepse, ai është i bindur se sapo të ngjitet në podium të gjithë do t’i fëshkëllenin, do ta gjuanin me domate, me speca, me patate…
Lideri fetar nëpër evente të tilla, madje edhe më të mëdha e më të rëndësishme, është personi i rehatuar në krye të vendit. Është e paimagjinueshme që lideri fetar të mos e thotë një fjalë para të pranshmëve, para gjeneratës së re! A mundi t’i ndodhë kjo, për shembull, Sulejman ef. Rexhepit, i cili, në Konferencën e Parë të liderëve fetarë botërorë, iu kërcënua haptazi Nikolla Gruevskit se do t’ia bojkotojë Konferencën nëse nuk do t’i jepet fjala për t’iu drejtuar mysafirëve nga mbarë bota! Asgjë nuk është fjala e dekanit apo e rektorit sa është fjala dhe porosia e liderit fetar! Fjala kurrë nuk mund t’i jepet një kuazi-lideri fetar, siç është Shaqir Fetai! Këtë e di edhe vetë ai, prandaj rri si macja nën sofër!