Rreth 60 hektarë kullotë janë përfshirë nga zjarri në Qafën e Kumbullës, në Kukës.
Saktësisht, zona e përfshirë nga flakët, ndodhet mes Fanit të Mirditës dhe bjeshkëve të Surroit.
Flakët janë shumë pranë shtëpive në zonën e Surroit, duke bërë që banorët të ndihen të kërcënuar nga ato.
Sipas tyre, era e fortë mund t’i përhapë me shpejtësi flakët.