Shaqir Fetai ishte munduar të na e përcjellë një “urim” lidhur me 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, por që kishte përfunduar në një “tekst eseistik”, të hartimeve shkollore, mbi diturinë! Urimin e kishte përfunduar me një uratë: “Zoti e bekoftë mësimin dhe diturinë”
Shkruan një ish-medresante (për redaksinë emri është i njohur)
Zoti e ka bekuar diturinë dhe mësimin bashkë me zbritjen e Kuranit! Kështu që, nuk ka nevojë të na dalë Shaqir Fetai kujdestar i diturisë dhe mësimit. Përhapësi i mësimeve është mësuesi. Profesioni i mësuesisë është i shenjtë, sepse edhe vetë Pejgamberi ka thënë “ju kam ardhur mësues”!
Po ai që nuk e respekton mësuesin, po ai që nuk di, nuk mëson, nuk pranon të mësojë – çka i bie të jet ky nëse jo injorant, analfabet, i cili, nëse mundet të na shesë kopalla merr formatin e hipokritit dhe ky nëse “shpërndanë mësime” atëherë merr fund bota!
Shaqir Fetai lutet që të bekohet mësimi, uron mësimin, ndërsa vetë, deri në këto çaste, ka dalë ngulfatësi i mësimeve, të atyreve të shkruara në letër!
Njeriu i ditur për më të madhin kjamet nuk do ta shkilte një aline të një neni të Kushtetutës së BFI-së, dhe jo më të gjitha aktet normative të këtij Institucioni!
Njeriu që uron mësimin, nuk do të kishte në sirtar plane se si ta degradojë deri në mbyllje të nstitucionit, ku nxihet dituria fetare dhe shkencore, Medresenë!
Njeriu që e madhëron edhe atë mësues që i dëbon medresatët nga shkolla, ai është hipokrit, i pa shpirt, është antidituria vetë!
Njeriu, si Shaqir Fetai, që në emër të Shtëpisë së Diturisë mbledh fitra, zeqate, kontribute të ndryshme fetare dhe, nuk i shpenzon për këtë Shtëpi por për intersa personale meskine – ky po që është kallëpi i injorantit!
Shaqir Fetai në “urimin” e vet paska thënë: “dituria është rruga më e shkurtë dhe më e drejtë për njohjen e të Madhit Zot”! A e di Shaqir Fetai Kushtetutën e BFI-së? A i di Shaqir Fetai aktet normative të BFI-së? A ka njohuri Shaqir Fetai se si zgjidhen organet e BFI-së? A e di Shaqir Fetai se BFI-ja nuk është vendi ku duhet t’ia shpejnë urimet dhe përshëndetjet për afinietet e tij për të vjedhur post, porse një vend i tillë është shtëpia e vet! A e di Shaqir Fetai që nuk duhet të gënjejë, nuk duhet të mashtrojë, nuk duhet të bashkëpnojë më kriminelë, me hajna, me bixhozxhinjë. A e di Shaqir Fetai se edhe devetë i janë hidhëruar pronarit për atë se për t’iu prirë karavani përpara ua ka nxjrrë gomarin!
Shaqir Fetai nuk i di këto gjëra, sepse është i padishëm, prandaj dhe, ai nuk e njeh të Madhin Zot!
Shaqir Fetai sot duhej të ishte në mesin e profersorëve të vet dhe bashkarisht të angazhoheshin për një debat gjithëpërfshirës për reforma, për avansim dhe për zhvillim të proceseve mësimore e të kapjes së diturisë konform mjeteve teknologike që po avancojnë në çdo ditë të lume!
7 Marsi është ditë e mësuesit dhe jo ditë e shprehjes së urimeve në format të hartimit shkollor të shkallës fillore.
p.s.
Këtë reagim, mbi të gjitha, këtë mllef kundër demagogut Shaqir Fetai ka mundur ta shkruaj e ta shpreh edhe drejtori i Medresesë, por, ai hesht me shpresë se Shaqir Fetai nuk do ta largojë nga drejtorllëku. Mjer mësuesi shqiptar që duhet ta kujtojë Ditën e vet bashkë me kësi “reisul ulema” (“kryetari i dijetarëve”!!!) që me të drejtë po i thonë “instalacion i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së”