Më vitin 1992, historianë e shkencëtarë nga mbarë bota shqiptare u mblodhën në Medresenë “Isa Beu” dhe mbajtën një nga Simpoziumet më të rëndësishme kombëtare. Dikush, për nga rëndësia historike, ia dha epitetin e “Lidhjes së Prizrenit”! U trajtua gjërë e gjatë situata politike e shqiptarëve të këtij shteti si dhe u sollën qindra argumente për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë Konferencë, veç tjerash, pjesëmarrësit ishin në union të dakorduar që kumtesat të botoheshin në format të librit shkencor që do të mbante po të njëjtin emër të Simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë”! Botimit i doli zot ish-Reisul Ulema dhe nikoqiri i këtij Simpoziumi, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Meqë libri ishte voluminoz dhe kërkohej një tirazh i konsiderueshëm, filloi kërkimi i donatorëve. Dotnatorë më seriozë ishin organizata të ndryshme nga Turqia që “i siguronte” ish-humanisti i BFI-së, Behixhudin Shehapi në bashkëpunim me të ndjerin Muhamet Oruçin! I pari ishte i përfshirë në komisonin botues së bashku me ish-drejtorin e Medresesë, Bahri ef. Aliun. Sasia e parave të nevojshme ishte siguruar por imponohej një kusht: të retushohej historia, të shtrembëroheshin faktet sidomos të periudhës së Perandorisë Osmane. Dhjetra shkencëtarë, akademikë e historianë, bazuar në të dhënat arkivore, kishin zbardhur fakte e argumente nëpër kumtesat e tyre, ndërsa tani, për hirë të donatorit turk, duhej të retushoheshin të gjitha faktet!
Ky kusht, kaq iritues, kaq ofendues për shkencën shqiptare, për historinë kombëtare, do ta revoltonte tej mase ish-reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili, e refuzoi donacionin dhe u zoua se vetë do ta botonte librin me kumtesa shkencore nga Simpoziumi “Shqiptarët e Maqedonisë”. Kështu dhe ndodhi, doli në dritë një prej studimeve shkencore më burimore dhe më shkencore për shqiptarët e këtushëm, i cili do të vlejë gjatë gjithë kohës si pikë referimi për të drejtat dhe për avansimin e pozitës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Nga Bashkësia Fetare e Shaqir Fetait po dëgjohen zëra se, tashmë Shaqir Fetai ka vendosur që ta zbatojë dëshirën e armiqve të këtij libri, të formojë “këshill botues” dhe ta ribotojë me retushim të thellë! Bartës i këtij projekti antikombëtar na qenka Irsal Jakupi! Pra, për hirë të një shume të majme të parave që do të vijnë nga Turqia, do të retushohet historia e Shqiptarëve të Maqedonisë dhe do të ribotohet me një tirazh të kufizuar e që nuk do të kushtojë më shumë se nja 2-3 mij euro, pjesa tjetër e parave do të ndahet në mes të Shaqir Fetait dhe Irsal Jakupit. Në mbledhjen e fundit me “ekipin redaktues” Shaqir Fetai u ka dhën vizë se çfarë duhet të prekin e çka jo, por, gjithnjë duke ua mshelur syrin “anëtarëve të këshillit botues” që t’i hynë mirë e mbarë retushimit të librit, por që para anëtarëve të rijasetit të dalë “i virgjër”!
Natyrisht, udbashët e “lopovët e Bagdadit” nuk të habisin kur i futen projekteve antishqiptare, sepse një jetë të tërë e kanë çuar në projekte të tilla. Habit lakimi i emrit të “politikanit “shqiptar, Zekerja Ibrahimi i “Alternativës”, i punësuar në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të RMV-së, për të cilin thonë se do të jetë në “këshillin botues” të librit të retushuar si dikur kur i bënte nëntoka e censurës komuniste!
Ky aksion vetëmssa do të jetë turpi i pseudointelektualëve dhe vjedhja e parave në emër të “historisë kombëtare”! Libri do të ribotohet edhe dhjetra herë, madje siç është botuar herën e parë, me të gjitha gabimet ortografike, gramatikore e sintaksore. Faktet do të ruhen brez pas brezi.
Edhe një gjë: dikush duhet të informojë të gjithë autorët e punimeve të cilat do t’i nënshtrohen pa leje dhe pa pëlqim “retushimit” të shkrimeve të tyre. Autorësia duhet të mbrohet me çdo kusht. Faktet hisorike nuk mund të jenë patate në tezgën e tregut. Këtë ofendim kombëtar e akademik mund ta bëjë vetëm Shaqir Fetai dhe honxho-bonxhët e vet.
(Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI)