Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të enjtje do të diskutojë për projekt-rezolutën e propozuar për negociatat me Bashkimin Europian.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Reforma Zgjedhore dhe kriza politike dhe zgjatja e afatit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Komisioni Hetimor në mbledhjen e 18 shtatorit vendosi zgjatjen me dy muaj të punimeve. Ndërkohë mandati i komisionit mbaronte në 8 Tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias, I cili pritet që të miratohet me 12 tetor.