Laboratori i Frakullës, SPAK heton pasuritë

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për pasurinë e të arrestuarve si porositës dhe organizatorë të trafikut të 430 kilogramëve kokainë nga Kolumbia dhe ka nisur shkresa pranë institucioneve të regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme.

Pas përmbylljes së fazës së parë të hetimeve për rastin e trafikut ku vuri në pranga Nikolin Gjolenën si financier dhe 9 persona të tjerë, tashmë kërkon të gjurmojë pasuritë që mund të kenë në emrin e tyre dhe të familjarëve, për të parë nëse justifikohen me burime të ligjshme.

Pas administrimit të përgjigjeve, SPAK do të konkludojë për ligjshmërinë e tyre. Hetimet 3 mujore treguan se si grupi kishte kontakte të vazhdueshme me bashkëpunëtor në Kolumbi me të cilët organizuan rastin e trafikut dhe dyshimet e ngritura nga bisedat e përgjuara, janë se ky nuk ishte rasti i parë.

Kokaina ishte përzier me pleh organik dhe do të ndahej nga dy kimistë kolumbiane në Frakull të Fierit. Njëri prej tyre është vërtetuar se ka hyrë në Shqipëri.

Leave a Reply