I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka shpalosur planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës.
“Sot i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe me delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim”.
“Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.