Leksioni i Ramush Haradinaj, mbledh vetë mbeturinat pas protestës

Pas protestës opozitare lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj jep një leksion qytetarie.

Ai ndodhet mes personave që pastrojnë sheshin “Nënë Tereza”, aty ku 20 minuta më parë u zhvillua protesta e thirrur nga partia e tij dhe dy partitë tjera opozitare.

Ramush Haradinaj është fotografuar teksa mban në duar një thes të zi duke u munduar që të pastrojë letrat dhe pankartat që kanë lënë pas protestuesit. Atij i janë bashkuar edhe anëtarët tjerë të kryesisë së AAK-së.

Leave a Reply