Objektivat e mundshëm do të ishin njerëzit që kundërshtojnë veprimet ruse, duke përfshirë disidentët nga Rusia dhe Bjellorusia që jetojnë në Ukrainë, gazetarë, aktivistë kundër korrupsionit dhe anëtarë të pakicave etnike, fetare dhe komunitetit LGBTQ.
Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Në një bisedë telefonike me gazetarët, Dmitry Peskov mohoi pretendimet e SHBA se Moska ka një listë me personat që do të ekzekutojë apo burgosë në rast të invazionit ushtarak në Ukrainë.
“A e kuptoni se kjo është një gënjeshtër absolute? Është trillim absolut. Nuk ekziston një listë e tillë. Është e rreme”, tha Peskov.