Lukashenko paralajmëron Luftë të Tretë Botërore

“Nëse nuk shpallet armëpushimi, Rusia mund të përdorë armët bërthamore”

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko paralajmëron shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.

Në një fjalim para kombit, ai që konsiderohet si diktatori i fundit i Europës solli edhe një herë në vëmendje kërcënimin e Moskës për përdorimin e armëve bërthamore.

“Të shpallet armëpushimi dhe të ndalohet grumbullimi i trupave dhe dërgimi i armëve. Ukraina mendon se do të fitojë, por nëse Rusia ndihet e kërcënuar, mund të përdorë armët më të tmerrshme”.

Lukashenko mbështeti vendosjes e raketave bërthamore ruse në Bjellorusi, që sipas tij kanë vetëm qëllime mbrojtjeje. Megjithatë, për Kremlinin nuk është ky momenti për dialog për paqe. Kievi nuk pranon armëpushim në kushtet kur ushtria ruse ndodhet në territorin e Ukrainës.

Sakaq, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksi Pavëlçuk tha se me ndihmat ushtarake të aleatëve perëndimorë, duke veçuar tanket, Ukraina ka kapacitete të mëdha mbrojtjeje. Sipas tij, rusët e kanë tashmë të pamundur të arrijnë në Kiev.

Leave a Reply