Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Kreu i shtetit francez shfaqi simptoma të sëmundjes dhe më pas iu nënshtrua testit, pas të cilit rezultoi pozitiv. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Presidentit të Francës.
Presidenti Macron do të qëndrojë i izoluar sipas protokollit të autoriteteve shëndetësore, por do të vazhdojë të kryejë detyrën e tij në distancë.
Në deklaratën e shkurtër të Presidencën franceze, nuk u dhanë detaje të simptomave që shfaqi Macron.