Majlinda e dridh Parisin, e fiton Medaljen e Artë

Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në finalen e Parisit duke u kurorëzuar me medaljen e artë.

Ajo në finale e ka mposhtur me ippon rumunen Andreea Chitu, kur kishin kaluar 39 sekonda të ndeshjes.Kelmendi, edhe pse nuk ishte bartësja e parë e këtij turneu prestixhioz në Paris, ia ka arritur të dalë e para. Këtë e kishte bërë edhe dy herë të tjera.

Trajneri i saj Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është një ndjenjë e çmendur” kjo fitore e Majlindës.

“Prapë e artë – Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute, ndjenja të çmendura në Bercy!”, ka shkruar Kuka. (r.m.)/ilyriapress

Leave a Reply