Sjelljet e ‘këqija’ mund të kategorizohen në 4 grupe themelore – dhe të gjitha ato nuk janë aspak unike për specien tonë
Nga Lusi Xhons
Mund të duket sikur e keqja ndodhet përreth nesh. Hitleri. Gjenocidi në Ruanda. Ted Bandi. Çdo herë që lexoni lajme apo shihni televizor, sjellja e keqe që shkakton dëme është aty. A është të qënit i keq i dobishëm në disa raste? Në ditët e sotme, termi “i keq” ka konotacione fetare. Është i lidhur me moralin dhe shkeljet kundër vullnetit të një qenieje hyjnore. Por, në origjinalin e anglishtes së vjetër do të thoshte çdo gjë që ishte thjesht e keqe, e ligë apo mizore.
Duke supozuar se i qëndrojmë më shumë përkufizimit më të gjerë jo-fetar – se e keqja përfshin të vepruarit në një mënyrë keqdashëse – është e arsyeshme të pyesim se pse ajo filloi të ekzistojë.
Ne e dimë që njerëzit evoluan nga majmuni, dhe në fund të fundit nga kafshët më të thjeshta. Kjo do të thotë që ne kemi marrë shumë nga sjelljet e paraardhësve tanë. Por a përfshin kjo edhe sjelljet e këqija – dhe nëse po, kjo për shkak se e keqja është e dobishme në disa raste? Apo për ta thënë ndryshe, a mund të gjurmojmë evolucionin e së keqes?
Ka shumë përkufizime të ndryshme të “natyrës të së keqes”, por ne do të përcaktojmë atë si një akt që shkakton vuajtje të qëllimshme, shkatërrim ose dëmtim të elementit B për të mirën e A-së. Për të eksploruar më tej këtë çështje, ne mund t’i shqyrtojmë veprimet e qëllimshme në 4 kategori themelore:Tetrada e Errët.
Një grup psikologësh me në kryer doktor Del Paulhus nga Universiteti i British Kolumbias dhe studenti i tij, Kevin Uilliams, qenë të parë që kryen këtë lloj kategorizimi rreth 15 vjet më parë. Fillimisht ata përcaktuar një Triadë të Errët, që përfshinte Makavelizmin (manipulues, i interesuar vetëm mbi veten, mashtrues), Psikopatinë (antisocial, i pamëshirshëm, i pashpirt) dhe Narcisizmin (i madhërishëm, krenar, me mungesë ndjeshmërie). Paulhusi e zgjeroi më vonë Triadën në një Tetradë, për të përfshirë Sadizimin e Përditshëm (kënaqësinë që ndjehet prej mizorive). Po pse ekzistojnë këto sjellje te njerëzit? Dhe ata mund të konstatohen ato tek kafshët e tjera
Makiavelizmi
Makiavelizmi, përfshin përdorimin e strategjive inteligjente dhe dinake për të fituar pushtet dhe mposhtur rivalin. Natyrisht, ai është një pjesë normale e jetës politike, edhe nëse individët që janë pjesë e politikës janë njerëzorë. Dario Maestripieri i Universitetit të Çikagos, ka zbuluar sjellje intriguese makiavelike tek komuniteti i majmunëve ‘Macaques Rhesus’ gjatë studimeve të tij mbi 20-vjeçare. Meshkujt alfa angazhohen në sjellje kërcënuese dhe taktika të dhunshme për të mbrojtur hapësirën ku flenë gjumë, femrat dhe ushqimin.
Majmunët dominues përdornin një seri të paparashikueshme sjelljesh agresive për të sunduar mbi vartësit. U formuan aleanca, dhe majmunët kërkonin nga vajzat e tyre të qëndronin me meshkujt alfa – por ato gjithashtu takoheshin me meshkuj të tjerë pas shpinës së tij, për t’u siguruar se do të mbroheshin nëse mashkulli alfa vdiste apo binte nga pozita e tij.
Në fakt, çdo majmun duket se ka kapacitet për sjellje makiavelije, thotë Maestripieri. “Kjo është pjesë e identitetit të tyre. Ashtu si tek njerëzit, ajo është pjesë e natyrës sonë, por kjo s’do të thotë se ne duhet të veprojmë në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës”. ‘Macaques Rhesus’ veprojnë në këtë mënyrë, sepse ata e dëshirojnë pushtetin, dhe sjelljet makiavelike janë një mënyrë efektive për të krijuar dhe ruajtur dominimin, ose aleancat me individët dominues. Ndonëse kjo nuk është një strategji e parrezikshme. Nëse ata kapen duke tradhtuar ndëshkohen, thotë Maestripieri. Pra nuk ka arsye të forta për të besuar se makiavelizimi i qëllimshëm ka rrënjë shumë të thella evolucionare. Ai është vetëm një strategji e dobishme për mbijetesë.
Psikopatia
Mund të duket e çuditshme, por disa kafshë duket të jenë individë vërtetë të pakëndshëm. Primatologu Frans de Vaal kishte një shimpanze në koloninë e tij në “Arnhem Zoo” të quajtur Puist, të cilën ai e cilësonte si “me dy fytyra e të ligë”, si dhe “mashtruese”. Ajo qe e papëlqyeshme nga të gjithë studiuesit, të cilët e krahasonin me një shtrigë.
Ndërkohë Xhejns Gudoll, ka studiuar rastin e një çifti shimpazesh nënë e bijë – Passion
dhe Pom – të cilat sistematikisht kishin ngrënë 8 foshnjet e tyre të vogla gjatë 4 viteve. Gudoll e etiketoi Passion një “nënë të ftohtë”. Por a janë këta lloj majmunësh psikopatë? Sipas psikologëve Peter Buirski dhe Robert Plutçik, ata mund të jenë.
Në vitin 1991, studiuesit përdorën Indeksin e Profilit Emocional për të studiuar Passion-in. Indeksi përfshinte “mashtrimin, egërsinë, agresivitetin, mungesën e lidhjeve emocionale, dhe guximin” – dhe ai sugjeronte sjellje devijante shoqërore për Passion. Një studim i vitit 2006 mbi psikopatologjisë e majmunëve të mëdhenj, rimorri në shqyrtim rastin e Passion dhe Pom. Dyshja e shimpanzeve ”kryente akte kanibale me një këmbëngulje të tillë, saqë një psikiatër për njerëzit tundohej për ta diagnostikuar këtë lloj personaliteti me ‘çrregullimin antisocial’- shkruan studiuesit. Megjithatë, ata shtuan se “nëse vrasja e të vegjëlve të tyre, është një anomali e sjelljes apo një strategji adaptive riprodhuese, kjo është e vështirë të përcaktohet”.
Sadizmi
Në Tetradën e Errët, sadizmi i përditshëm është përcaktuar si pasja e kënaqësisë nga mizoritë.
Sadizmi mund t’i lejojë një personi të ruajë pushtetin dhe dominimin, sugjeron Paulhus. “Duket sikur politikanët viciozë, që për të ruajtur pushtetin bëhen gjithnjë e më sadistë me kalimin e kohës, dhe ndoshta ata duhet të qëndrojnë në pushtet”.
Ai përmend shembullin e Vlad Hungulësit, i cili ishte në gjendje të frenonte armiqtë të hynin në mbretërinë e tij, duke varur mbi hunj trupat e njerëzve të tyre në kufi, për t’i treguar pushtuesit se çfarë mund të ndodhte me ta nëse vazhdonin përpara. A është sadiste një sjellje e ngjashme tek një spiecie jo-njerëzore? Ben Uilson nga Universiteti Highlands and Islands në Invernes Britaninë e Madhe, thotë se ka parë delfinët të ngacmonin pulëbardhat që qenë ulur mbi sipërfaqen e detit.
Kjo sjellje mund të interpretohet si një akt i bezdisshëm, por “sadizmi” mbart një konotacion shumë moralizues, të cilin Uillson e refuzon – veçanërisht pasi ne nuk e dimë me siguri nëse delfinët janë të vetëdijshëm për bezdinë që ata janë duke u shkaktuar zogjve. Delfinët mund të sillen në këtë mënyrë thjesht për kënaqësi personale, pa e ditur se sjellja është mizore për zogjtë. Ndoshta të rriturit që veprojnë në mënyrë sadiste janë të fiksuar pas lojërave të tyre të fëmijërisë. Dhe sipas Paulhus, mbase kjo është origjina përfundimtare e sadizmit. Pra, ndoshta sadistët janë në fakt duke shfaqur një formë të zhvillimit të vonuar. Nëse ky është rasti, mund të duket e çuditshme që një sjellje e tillë mund të ekzistojë në një periudhë afatgjatë në shoqëritë e ngritura. Paulhus ka një teori. “Ju mund të merrni në konsideratë personalitete të errëta të parazitëve në mënyra të ndryshme. Tek komunitetet e kafshëve, parazitët shërbejnë për një funksion shumë pozitiv. Një argument është se ata spastrojnë individët më pak të përshtatshëm, ata që janë në tufë, dhe që nuk gëzojnë asnjë cilësi për të kontribuar”- për të kontribuar.
Narcisizmi
Vaniteti i lidhur me narcisizmin, dukej të jetë një karakteristikë e pastër njerëzore. Por a është vërtet kështu? A mund të nxjerrim ndonjë krahasim midis bukurisë dhe karizmës së një narcisisti dhe prirjes së disa kafshëve për të tërhequr vëmendjen mbi veten e tyre? Një pallua femër me bishtin e saj të bukur, feromonet aromatike të një dhelpre, vallëzimi i zogjve. Ne s’mund të jemi të sigurt nëse gjestet jo-verbale janë qëllimisht madhështore, por a na tregojnë këto shfaqje disa tregues se si ka evoluar narcisizmi?
Të shpjegosh egoizmin ekstrem, shpesh të shoqëruar me narcisizëm, mund të jetë më e lehtë nëse i hidhni një sy evoluimit të gjeneve. Sikurse është shprehur Riçard Doukins për egoizmin e gjeneve –ndoshta ”qëllimi” i tyre i vetëm është ndërpresin vijimësinë e brezave, dhe kjo ka pak rëndësi për gjenet, nëse suksesi i tyre vjen me koston e sekuencave të tjera gjenetike – ose organizmat ku ato janë vendosur në brendësi. Ndërsa njerëzit pjesërisht kanë mbizotëruar mbi nevojat e tyre origjinale egoiste, dhe kanë dalë nga nga ky rreth vicioz përmes ndikimit kulturor, të gjitha gjallesat e tjera janë “makineri të mbijetesës së gjeneve” – dhe në një shkallë që mund të ndihmojë të shpjegojë jo vetëm evoluimin dhe mbijetesën e narcisizmit, por edhe përbërësit e tjerë të Tetradës së Errët.
Ndoshta misteri i vërtetë nuk qëndron tek origjina e sjelljeve “të këqija”, por në faktin se njerëzit në përgjithësi i shohin sot këto sjellje si të pakëndshme – edhe pse mashtrimi, egoizmi dhe tipare të tjera “të këqija” tipare duket të jenë të përhapura në natyrë, dhe përgjithësisht të dobishme për mbijetesën e gjeneve, kafshëve dhe specieve.
Xhon Armstrong, shkrimtar dhe filozof britanik në ‘The School Of Life’, sheh një humnerë midis aspiratës njerëzore për drejtësi dhe etikës e ligjeve të natyrës. Shpesh ne ndjejmë se diçka “e keqe” gjallon kundër rendit natyror të gjërave, ose siç vëren Armstrong “në kundërshtim me çdo gjë që dikush mund të shpresojë për të”. Por ndoshta e kundërta është e vërtetë: është sjellja ”e keqe” që është e natyrshme dhe e suksesshme. “Mbetet e habitshme se si njerëzit përpiqen (edhe pse ende në një mënyrë shumë joperfekte) ta ndryshojnë këtë marrëveshje natyrore”-thotë ai.
Marrë me shkurtime nga “BBC Earth” – Përgatiti: bota.al