Bashkimi Demokratik për Integrim, si çdo parti tjetër shqiptare në Maqedoni ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sot gjatë ditës qytetarëve ju kanë arritur sms porosi nga BDI me ftesën për të marrë pjesë në tubimin prezantues të Shtabit Qendror Zgjedhor në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Një telegrafist na ka dërguar një fotografi të mesazhit që i ka arritur sot në telefon.
Ja mesazhi i BDI-së ‘Ftoheni neser, 6.2.2016 (e shtune) ne ora 18:00 ne Qendren per Kulture ne Tetove ne tubimin Prezatues te SHQZ te BDI-se. Tubimin do e pershendet edhe kryetari z. Ali Ahmeti. Ju mirepresim!’//ditari//