Maqedoni – Mbledhja e Kuvendit pritet të fillon në çast, caktohet 5 qershori datë e re e zgjedhjeve

Mediat e Maqedonisë transmetojnë informatat nga burime anonime brenda Parlamentit maqedonas se sonte në orën 23:30 do të mbahet seancë në të cilën do të anulohet vendimi paraprak për shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 24 prill.

Sipas burimeve të njëjta, partitë e pushtetit dhe opozitës janë pajtuar që data e re për mbajtjen e zgjedhjeve të jetë 5 qershori, me atë që ndërkohë, mes tjerash, duhet të bëhen ndryshimet në rregullativën për mediat, siç ka kërkuar opozita.

Leave a Reply