Maqedonia me rregulla të reja për ndihmë sociale

Nëse nuk ka kaluar një vit që kur është pezulluar ndihma sociale për shkak të marrjes së parave prej shteteve të huaja përmes transferimit të shpejtë, rastet sociale do të kenë probleme që të mund sërish ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes sociale.

Të gjitha rastet sociale që vitin e kaluar nuk janë informuar se e humbasin të drejtën për shkak të parave që i kanë marrë, dhe këtë e kanë pranuar si dhe kanë vendosur që shtetit t’ia kthejnë fondet e marra nga ndihma sociale, nuk do të mund ta rinovojnë këtë të drejtë.

Të gjithë të tjerët që nuk kanë pranuar t’i kthejnë paratë nga ndihma dhe për këtë arsye janë paditur nga shteti, do të mund të kërkojnë sërish ndihmë sociale. Kthimi i ndihmës së marrë sociale do të bëhet sipas rregullores së re të ministrisë.

“Në aspektin administrativ, Qendra për punë sociale ka qenë e kufizuar t’i regjistrojë në sistem këta persona. Ka pasur kufizim se i keni borxh shtetit dhe nuk mund të përfshiheni në sistem. Por, ky borxh që është krijuar ndaj shtetit është antikushtetues dhe antiligjor. Ne me ndryshimin e rregullores e mënjanuam këtë pjesë si rregullativë.”-deklaroi Milla CAROVSKA, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

910 persona deri tani janë kufizuar dhe nuk mund të ishin shfrytëzues të ndihmës sociale meqë kanë pasur ndonjë derdhje të parave nga shtetet e huaja.

Leave a Reply