Po bëhen të shpeshta informacionet bajate që po publikohen në paçavurën e bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait, e që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e ndonjë marionete-nëpunësi të kësaj bashkësie nëpër organizime e aktivitete të korit diplomatik me raste të ndryshme.
Në të gjitha këto raste, por edhe nëpër evente të ndryshme fetare e kombëtare ku mungon Shaqir Fetai, përfaqësuesit-marionetë të tij, nuk harrojnë që të përcjellin “urimet më të përzemërta dhe përshëndetjet e reisul ulemase, h. Shaqir ef. Fetai”!
Këta bilmeza e marioneta të kalbura duhet të dinë një gjë: ata nëpër evente të ndryshme nuk përfaqësojnë të mendermethënshmin, Shaqir Fetain, por përfaqësojnë Institucionin që është i të gjithë myslimanëve të vendit. Prezenca e tyre duhet të jetë reprezentative, përfaqësim i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, dhe jo ta përfaqësojnë individin me perkatësi shumë të dyshimtë kombëtare e fetare.
Sikleti i intrigantit
Sikleti i intrigantit është një fenomen i njohur, i cili vjen nga përzierja e ambicieve personale, intrigave politike dhe moralit…