Edhe pse ka patur deklarata të ndryshme nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Ekonomisë, lidhur me heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ajrore që kanë gjermanët, të cilët menaxhojnë koncesionin e aeroportit të Tiranës, marrëveshja ka mbërritur në këshillin e ministrave. Burime kofidenciale për Vizion Plus, thonë se qeveria është në prag të miratimit të negociatave të gjata, që pala shqiptare pati me koncesionarin dhe është rënë dakord që pas miratimit të kontratës së re, të fillojë punën menjëherë aeroporti i Kukësit.Të njëjtat burime thonë se pala gjermane, nuk ka dashur të lëshojë ekskluzivitetin që ka në Shqipëri, pasi do t’i sillte fitim të munguar në vite: Për këtë ajo ka kërkuar fillimisht që të zgjatet kontrata që ajo ka në Rinas edhe me 5 vite të tjera, por më pas marrëveshja e arritur është se nëse qeveria shqiptare vë ne punë Kukësin, atëherë kontrata e me gjermanët zgjatet dhe 2 vjet.Negociatorët e marrëveshjes kanë paraqitur planin dhe mundësitë e ndërtimit të aeroporteve të tjera, dhe ka një projekt për një të tillë në jug të vendit.Nëse kjo realizohet atëherë koncesionari kërkon zgjatje në viteve të kontratës edhe me 5 të tjerë, por kjo formulë do të aplikohet në varësi të datës që mund të ndërtohet, largësisë që do të ketë dhe numrit të fluturimeve që do të marrin.Me hapjen e një aeroporti tjetër, mundësia për të futur linjat Low Cost bëhet më e afërt, por dhe çmimi për biletat e qytetarëve shqiptarë që fluturojnë do të jetë më i lirë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…