Prokuroria ka zbuluar të tjera detaje mbi rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë drejt Sirisë nga ish-imami i xhamisë se fshatit Leshnicë te Pogradecit, Almir Daci. Organi i akuzës dërgoi në gjyq 33-vjecarin, i cili mësohet se ka pasur lidhje të ngushta me Bujar Hysën dhe Genci Ballën, për të cilët vazhdon procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në përgjimet e Prokurorisë, Daci i referohet Genci Ballës si Hoxha, ndërkohë që i kërkon njërit prej të pandehurve lekë, pasi gjendja në Siri është mjaft e vështirë. Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë, Prokuroria ka përfshirë dhe dëshmitë e familjarëve të Erjon Alinji ish-komando në Zall-Herr, edhe ky i dyshuar si i vrarë. Alinji me origjinë nga Leshnica është larguar drejt Sirisë në shkurt të 2013. Familjarët e tij e akuzojnë Almir Dacin për rekrutimin e tij. Po ashtu Daci akuzohet dhe për rekrutimin e një tjetër ish-komandoje Almir Përleka ndërkohë që nga interpretimet janë zbuluar biseda mbi thirrjet për rekrutim. Sipas Prokurorisë në faqet e ndryshme te web ku urohet për festën e Bajramit disa prej të dyshuarve kanë bërë thirrje për xhiahd. I tillë është rasti i një 70 vjecari, i cili gjatë krahas urimeve për Fiter Bajramin lajmëron se ndodhet në tokën e Shamit, ndërsa u bën thirrje djemve të rinj të shkojnë për xhihad. E ndërsa Daci qe ndodhet ne Siri çohet ne gjyq ne Shqipëri, çështja e rekrutimeve vazhdojnë te shqetësojnë shërbimet sekrete. Mediat italiane i referohen atyre, duke shkruar se ISIS kërkon luftëtarë të gatshëm në Shqipëri për ti çuar në Itali. Madje sipas tyre, shteti islamik shpërblen luftëtarët me paga që shkojnë deri në 2 mijë euro, mjafton q ë të rekrutuarit të njohin gjuhën italiane dhe të kenë njohuri kompjuterike.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


