Mbyllet kufiri me Kosovën/ Franca do të mbyllë shkollat

Rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit janë njoftuar nga autoritetet shëndetësore në Europe, ndërsa kanë marrë masa shtesë për të frenuar përhapjen e semundjes.

Me vendim të qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat e kalimit kufitar Shqiperi Kosove do të jenë të mbyllura deri më 15 mars, në mesnatë, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

QENDRA E MENAXHIMIT TE KUFIRIT KOSOVE

Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në teritorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Qeveria në Prishtinë njoftoi se ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia.

Nderkohe ne Serbi jane shenuar7 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31. Presidenti Vuçiç tha se Serbia aktualisht ka 1.008 ventilatorë mekanikë dhe se 500 aparate të tjera do të blihen brenda 25 ditësh. Vucic njoftoi se do të ftojë përfaqësuesit e të gjitha partive politike listave që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje për të diskutuar se si të organizohet fushata dhe nëse do të jetë e nevojshme për të shtyrë votimet me  5, 10, apo 15 ditë.

Në të gjithë Gjermaninë, numri i personave të infektuar me virusin korona është rritur në mbi 2300. Të gjitha shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor në  landet e Bavarise, Berlinit, saksonise dhe Saarland do të mbyllen diten e hene.

Kancelarja Angela Merkel tha të enjten në mbrëmje se njerëzit duhet të përmbahen nga kontaktet shoqërore kudo që të jetë e mundur. Vdekja e gjashtë e koronavirusit u njoftua gjithashtu të enjten.

Edhe ne France do te mbyllen shkollat. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se  do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Macron tha se kjo eshtë kriza sanitare më e rëndë që ka njohur Franca në shekullin e fundit. Jemi në fillim të epidemisë, që do të intensifikohet. Gjithsesi, Macron nuk ka anuluar zgjedhjet vendore të së dielës, por tha se francezët duhet të votojnë duke respektuar në mënyrë strikte masat kundër virusit dhe këshillat e ekspertëve.

Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara për tu mbajtur me 12 prill, por fushata do të zhvillohet përmes mediave. Vendimi u mor nga liderët politikë gjatë një takimi mbrëmjen e të enjtes të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Leave a Reply