Më 24 janar 1919, në Perugia, Itali ndërroi jetë patrioti Ismail Qemal Vlora

Më 24 janar 1919, në Perugia, Itali ndërroi jetë patrioti i shquar i kombit tonë, Ismail Qemal Vlora, Hero i Popullit. Gjatë gjithë jetës se tij ai punoj dhe u përpoq për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Ishte ndër atdhetarët e shquar të cilët formuluan 12 kërkesat drejtuar qeverisë turke për sigurimin e autonomisë administrative dhe territoriale për të gjitha tokat shqiptare. Ismail Qemali Bej Vlora kishte një rol kyq në shpalljen e Pavarësisë. Në prag të kësaj ngjarjeje të madhe historike, ai udhëtoi nëpër Evropë, duke kontaktuar me burrështetasit, diplomatët e huaj dhe me kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjet paraprake të kushteve të nevojshme dhe më pas, së bashku me përfaqësuesit e rajoneve të ndryshme të vendit, erdhi ne Vlorë, ku kryesoi Kuvendin Kombëtar, që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Leave a Reply