Mediat izraelite: Rreth 750 izraelitë janë të zhdukur

Mediat izraelite njoftuan se 300 izraelitë janë vrarë deri më tani nga sulmet e krahut të armatosur të Hamasit ndërsa numri i të plagosurve në të gjithë vendin është rritur në 1.590

Mediat izraelite njoftuan se që nga fillimi i sulmit nga Rripi i bllokuar i Gazës, rreth 750 izraelitë janë raportuar si të zhdukur, transmeton Anadolu.

Raportet jozyrtare zbulojnë se 750 izraelitë janë të zhdukur, por nuk u përfshinë detaje të tjera, raportoi “The Jerusalem Post”.

Në lajmet e “Yediot Ahronot” thuhet se të shtëna janë dëgjuar në rajonin Zikim në jug të Askalan-it.

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se kishte dyshime se një dron depërtoi në vendbanimin Netivot të Rripit të Gazës, duke bërë që në zonë të bien sirena paralajmëruese.

– Ushtria izraelite zbulon identitetin e 26 ushtarëve të vrarë në sulme

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se është lejuar publikimi i emrave të 26 ushtarëve që kanë humbur jetën dhe se për këtë janë informuar edhe familjet e atyre që kanë humbur jetën.

Ushtria izraelite në faqen e saj zyrtare të internetit ndau një lidhje në të cilën paraqiten emrat dhe fotot e ushtarëve të vrarë.

Ndërsa në një deklaratë nga radioja izraelite tërheq vëmendjen se në mesin e atyre që kanë humbur jetën janë edhe komandanti i Brigadës Nahal, komandanti i batalionit Teshkuf, zv/komandanti i njësisë Maglan, komandanti i një njësite dhe lideri i një grupi në komandën e frontit të brendshëm.

Krahu ushtarak i Hamasit, Izzeddin Kassam nisi sulm kundër Izraelit dje në mëngjes të quajtur “Tufani i Aksa-së”. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit ndërsa grupe të armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Ushtria izraelite më pas njoftoi se ka nisur sulmet në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 256 persona humbën jetën në sulmet izraelite në Gaza ndërsa 1.780 persona u plagosën.

Mediat izraelite njoftuan se 300 izraelitë janë vrarë deri më tani nga sulmet e krahut të armatosur të Hamasit ndërsa numri i të plagosurve në të gjithë vendin është rritur në 1.590./AA/

Leave a Reply