Menaxhimi i pandemisë/ Trump kritikon sërish OBSH-në: Keni qenë katastrofë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i konsideroi “katastrofale” veprimet e Organizatës Botërore të Shëndëtësisë gjatë menaxhimit të pandemisë së COVID-19.

Ai kritikoi sërish organizatës, pasi e akuzon që ka tregua besim të tepruar ndaj informacioneve të serviruara nga Pekini rreth numrit të të prekurve dhe vdekurve nga koronavirusi.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë katastrofë. Gjithçka që kanë thënë për Kinën ka qenë e gabuar. Ata pajtohen më gjithçka bën Kina.”

Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë derdhur para në fondet e OBSH-së, duke justifikuar kështu edhe vendimin e tij për ta pakësuar kontributin financiar për OBSH-në.

“Mendoj se vendet tona kanë paguar 450 milionë dollarë në vit për OBSH-në, kurse Kina 38 milionë dhe ishte më shumë një veprim politik i sajë”, deklaroi Trump. 

Leave a Reply