Merkel para vizitës në Ballkan: Perspektivë e mirë për t’iu bashkuar BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Shqipëria, Serbia dhe Bosnje- Hercegovina kanë një perspektivë të mirë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Në videomesazhin e saj javor, Merkel shprehet se këto vende kanë bërë progres.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive këto vende kanë bërë progres”, është shprehur Merkel, pak ditë para vizitës së saj në këto tre tri vende.

Ajo tha se vetëm nëpërmjet perspektivës për anëtarësim në BE mund të bëhet dallimi mes vendeve rivale.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, shkruan se mes Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kanë mbetur armiqësi që prej shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet ’90. “Dhe ish vendi komunist, Shqipëria dhe Serbia kanë përplasje diplomatike mbi shkëputjen e krahinës etnike shqiptare të Kosovës nga Serbia”, vijon DPA.

Agjencia gjermane vijon më tej se pritet që Merkel të adresojë rritjen dramatike të numrit të azilkërkuesve në Gjermani nga rajoni. Kancelarja gjermane tha se do të adresojë gjendjen e mjerueshme të romëve në rajon dhe diskriminimin e tyre. Vizita në Tiranë është parashikuar për në 8 korrik.

Leave a Reply