Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan është rrezuar dje në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast mbetën të vdekur katër persona.

Aeroplani CESNA u rrëzua të martën në pikën malore “Sollunska Gllav”, prej të cilit nuk shpëtoi asnjë pasagjer.

Ndërkaq, mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.

Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që çoi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.

Leave a Reply