May: Na duhet ende kohë për arritjen e një konsensusi për Brexit

Theresa May, deklaroi ditën e djeshme se përsëri do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të zgjasë periudhën e negociatave për Brexit dhe do të përpiqet që së bashku me liderin e opozitës Jeremy Corbin të ndërpresin “bllokimin” në të cilën u gjet ky proces në Parlament.

May theksoi se Britania e Madhe ka nevojë për zgjatjen e periudhës për aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili i referohet tërheqjes nga BE në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, në mënyrë që të shmanget dalja e vendit pa marrëveshje.

“Ofroj të ulem me liderin e opozitës dhe të përpiqemi të biem dakord mbi një plan, në mënyrë që të sigurohemi se po largohemi nga Bashkimi Evropian dhe këtë duhet ta bëjmë me marrëveshje”, porositi May.

May tha se qeveria e vendit të saj do t’i përmbahet vendimit të Parlamentit, derisa të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një konsensusi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Leave a Reply