“Në një politikë që për fat keq mbush Parlamentin dhe shumë institucione të tjera ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale e kështu me radhë”, ka thënë kreu i LSI-së.
Duke folur për Maturën Shtetërore, Meta se duhet një administrim më transparent në mënyrë që procesi të bazohet në meritokraci e gjithëpërfshirje.
“Unë mbështes plotësisht të gjitha propozimet e LRI-së për një administrim më transparent të maturës shtetërore dhe të aplikimeve për universitet në mënyrë që ky proces të jetë i pagabueshëm, dhe të bazohet fuqimisht dhe vetëm në transparencë, në gjithëpërfshirje dhe në meritokraci. Ajo që na duhet është energjia pozitive, është bashkëpunimi, është një edukim më i mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, është një formim profesional, dhe është mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik në çdo vendim të rëndësishëm që politikanët marrin në Tiranë dhe në Elbasan.”
Lëvizja Rinore për Integrim, në aksionet e saj politike ka bërë të qartë se synon përmirësimin e procedurës së Maturës Shtetërore, për të garantuar një edukim sa më të mirë për të rinjtë.